Marta Kos paralajmëron se Mali i Zi mund ta nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Europian gjatë verës së vitit të ardhshëm. Komis8ionerja e zgjerimit pohoi se pjesa teknike e negociatave me Podgoricën mund të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit qe vjen, ndërsa thotë se KE-ja tashmë ka nisur përgatitjet për traktatin.