Një koncert i shumëpritur prej dy vitesh, që kur këngëtari latin Maluma njoftoi se do të vinte në vendin tonë. Aktiviteti që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në Ditën e Verës vazhdoi jehonën e tij dhe një ditë më pas në rrjetet socialet. Vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar, që kishin rezervuar vendet VIP në koncert nuk kursyen fotot dhe videot. Beatrix Ramosaj me shaka tha se veshja tipike e Malumës me xhup jeshil dhe syze të bardha ishte mesazh për të, Fatma Haxhialiu shijoi momentin kur mori një përshëndetje speciale nga artisti ndërsa Sarah Berisha e Viola Spiro kërcenin nën ritmet latine. Qindra vajza dhe gratë u çmendën pas ylli kolumbian teksa e shoqëruan në çdo këngë të tij përgjatë 1 ore performancë ‘live’.