Top Channel/ “Magjia e vizatimit”! Piktori Gazmend Leka, ekspozitë në Galerinë FAB
20/10/2025 19:59

Vizatimi është një akt i pastër, i çliruar nga gjykimi, një mënyrë për të komunikuar me ndenjat përtej arsyes. Për piktorin Gazmend Leka, vizatimet nuk janë thjesht akt përgatitor drejt pikturës, por është magji më vete, ndaj ekspozitën me mbi 80 krijime në Galerinë FAB e titulloi “Magjia e Vizatimit”. Për mjeshtrin e penelit, vizatimi është një akt krijues që merr jetë në të brendshmen tonë dhe ndriçon shpirtin. Gazmend Leka, piktor – Për mua, vizatimi zë një vend shumë të rëndësishëm në krijimtarinë time, kam një lidhje shumë të fortë me të, sa herë që krijoj ciklet e pikturave, sigurisht që merrem edhe me koleksionin e vizatimeve. Këtë herë, nuk doja të ndërtoja vizatimin si një servil të pikturës, si një paradhomë të pikturës. Kam marrë disa imazhe, të cilat i kam pasqyruar në të gjithë krijimtarinë time 40-vjeçare dhe i kam ripërtypur edhe njëherë. Nga memoria ime, kam liruar disa figura, të cilat kishin një lloj aktivizimi, nuk kishin vdekur përfundimisht në shpirtin tim. Vija që konturojnë portrete, ngjyra e nuanca që diferencojnë format, dritëhije që përballin botë të ndryshme. Gazmend Leka, piktor – Kjo është një lloj ndjeshmërie që ka njeriu kur merret gjatë me një gjë, është ajo përplasje që ke gjatë ditës, çohesh në mëngjes ka diell, në darkë bie nata. Edhe krijimi ka stilin e tij, ka momente kur fut dritën më të fortë, ka momente kur drita bëhet më përkëdhelëse dhe ka më shumë hije. Një tjetër element i veçantë janë titujt që qëndrojnë pas çdo krijimi që joshin më shumë publikun dhe nxisin imagjinatën. Gazmend Leka, piktor – Është fare normale që kur lind një fëmijë, duhet t’i vendosësh emër patjetër pa kaluar ai 30-40 ditëshi. Zakonisht përpiqem të mos ia vë emrin direkt, që pasi publiku të marrë emocionin e parë, kur lexon titullin, krijon edhe shtresat e mendimit. Ekspozita, që është një ritregim I të gjitha personazhave të Gazmend Lekës në mbi katër dekada, miëpret artdashësit në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve deri më 2 nëntor.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12