Top Channel/ LVV shkon në 51 mandate/ Votat e diasporës i shtojnë tre ulëse në kuvend, e pëson AAK
14/06/2026 11:35

Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas fillimit të numërimit të votave me postë. Teksa janë numëruar 23 përqind e këtyre votave, partia që fitoi zgjedhjet arrin në 51 mandate. Kjo ia lehtëson punën Albin Kurtit, kryetarit të Vetëvendosjes për formimin e institucioneve me vetëm minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin. Me numrat që ka deri tani, mbështetja me votë për në Kuvend, arrin në 60, një më pak se sa që kërkon kushtetuta. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga numërimi i deritanishëm i votave përmes postës, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 69% të votave të diasporës, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 16%, Partia Demokratike e Kosovës me 6% e Aleanca me 4%. Vetëvendosjes i ishin shtuar edhe dy mandate të tjera pas numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike, duke e çuar në 3 numrin e ulëseve që deri tani kjo parti ka fituar vetëm nga votimi i diasporës.

Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17