PrizrenFest mirëpriti një nga shfaqjet më të fuqishme dhe tronditëse të këtij viti, "Lule Sajza", e cila prezantoi Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Ky teatër dokumentar solli një rrëfim të thellë dhe të dhimbshëm mbi historitë e përjetimeve në kampin famëkeq të Tepelenës. Një shfaqje që na përball me dhimbjet e vërteta të shqiptarëve, duke hedhur dritë mbi një periudhë të errët të së kaluarës sonë.