Top Channel/ Lufta në Ukrainë, pse Kherson dhe Mariupol janë çelsi për suksesin e rusëve
04/03/2022 21:30

Ndërsa trupat rusë të vendosur në veri dhe lindje të Ukrainës, po hasin vështirësi në marrjen e Kievit dhe pikave të tjera strategjike, përparimi i tyre në jug duket të jetë më i suksesshëm. Rusia e sheh jugun si kyç për suksesin e pushtimit , ndërsa ka marrë edhe termocentralin e Zaporizhzhisë, që është më i madhi në Europë. Operacioni në jug nisi nga Krimea, e cila është aneksuar nga Rusia në 2014, dhe ku ka vendosur prezencë të madhe ushtarake të sajën. Trupat ruse po lëvizin në Ukrainë nga Krimea, duke u përhapur në lindje drejt Mariupolit dhe në perëndim drejt Odesës, duke kërcënuar të ndërpresin hyrjen detare të Ukrainës. Nëse Mariupol bie, do t'i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk. Lidhja e Krimesë me Rusinë kontinentale nëpërmjet zonave të kontrolluara nga rebelët do ta bënte shumë më të lehtë për Rusinë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në dhe nga Krimea. Rusia e ka kërkuar këtë që nga viti 2014, kur filloi konflikti në lindje. Aktualisht gadishulli është i lidhur me kontinentin rus vetëm nëpërmjet një ure të vetme, e ndërtuar me shpenzime të mëdha pas aneksimit rus. Ushtria ruse ka pushtuar gjithashtu qytetin Kherson, i cili ndodhet aty ku lumi Dnieper takohet me Detin e Zi, një vend i rëndësishëm për trupat që të lëvizin më tej në Ukrainë. Nëse Rusia është në gjendje të lëvizë më në perëndim, në Odesa dhe më gjerë, ajo jo vetëm që do të ndërpresë hyrjen e Ukrainës në det, por edhe do ta rrethojë vendin nga tre anët. Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë, presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se megjithëse Rusia humbi territorin e Novorossiya për arsye të ndryshme, njerëzit e saj mbetën atje.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43