Top Channel/ Lufta në Ukrainë. Kreu i Bankës Botërore: Do ngadalsojë ekonominë
04/03/2022 19:15

Presidenti i bankës Botërore, David Malpass i tha BBC se lufta në Ukrainë do të ngadalsojë ndjeshëm rritjen globale të ekonomisë. “Lufta në Ukrainë po zhvillohet në një moment të keq , sepse inflacioni ishte tashmë në rritje”, tha ai. Malpass nënvozi faktin se pasojat e luftës do të shkojnë përtej kufijve ukrainas gjë që do të sjellë rritje të çmimit të energjisë , por do të godasë veçanërisht pjesën e varfër të shoqërisë. Çmimet e ushqimeve gjithashtu janë rritur dhe ky përbën një problem të madh për vendet e varfra, gjithashtu tha Malpass. Presidenti i bankës botërore tha se si Rusia dhe Ukraina, janë prodhues të mëdhenj të ushqimeve. Ukraina është prodhuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit, ndërsa Rusia në vend të dytë dhe së bashku zënë 60 përqind të prodhimit në rang global. “Deri më tani nuk ka një rrugë se si mund ta kompensojmë këtë humbje nga këto dy vende, prandaj edhe po rriten çmimet”, tha Malpass. Banka Botërore ka dhënë deri më tani 7.9 miliardë dollarë për të ndihmuar zhvillimin e ekonomisë së Ukrainës që nga viti 2014. Ato para e kanë ndihmuar vendin të krijojë reforma të gjera ekonomike duke përfshirë privatizimet në sektorët e energjisë dhe atij bankar, si dhe për ta bërë tokën bujqësore më produktive.

Top News – Irani ‘gropos’ armatën. Teherani – Armiqtë nuk i njohin kapacitet tona ushtarake
26/09 21:30
Top News- Trump paralajmëroi Kinën për Iranin/ Prapaskenat e takimit me Xi Jinping, zbardhen detajet
26/09 21:00
Top News – Mbesa sekrete e Putinit/ Elsa, e lindur me mbiemrin Zelensky, por e “pagëzuar” Tikhonova
26/09 20:52
Top News – Trump mes dy zjarreve. Lufta me Iranin mund t’i kushtojë shumë para zgjedhjeve
26/09 20:30
Top News – ‘Kriminelët s’kanë vend në foltore’. Erdogan i ashpër me Netanyahun – Të japë llogari!
26/09 20:00
Top Channel/ Kush është gjenerali Wendt? Mbi 3 dekada karrierë në ushtri, shërbim në NATO Afganistan
26/09 19:33
Top News – Protestë kundër emigrantëve. Spanjollët mbushin sheshet- Ashpërsoni masat
26/09 19:30
Top Channel/ Super Inteligjenca del nga kontrolli, OpenAI heton agjentët e vet
26/09 19:23
Top Channel/ Trump: Refuzova planin e Iranit! Ata duan marrëveshje se po humbasin keq
26/09 19:19
Top News- Vuçiç merr garancinë e Putinit para dorëheqjes, zbulohen kërkesat e Beogradit për Moskën
26/09 19:00
Top Channel/ Polonia “merr me të mirë” Trump: 15.000 USD për cdo ushtar amerikan të stacionuar atje!
26/09 17:59
Top News – Beteja për të mbetur fëmijë/ 5-vjeçarja hyri në pubertet kur ishte vetëm 10 muajshe
26/09 15:42
Top Channel/ Shërbimi i detyruar ushtarak, “plasin” protestat në Gjermani: Studentët kundër!
26/09 14:40
Top News- TikTok paguan 100 milionë dollarë dhe kufizon përdorimin për fëmijët në Alabama
26/09 13:20
Top News – Shembja e godinës në Athinë/ Tre shqiptarë mes viktimave, trupat ende nën rrënoja
26/09 12:46
Top News- Irani i ofron marrëveshje SHBA-së, gati për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
26/09 12:46
Top News- ‘Bora e përjetshme’ drejt zhdukjes, çfarë po ndodh me Malet Paupas, klima po “vdes”
26/09 12:44
Top Channel/ Papa në Paris jep alarmin: Të mbrojmë jetën njerëzore, kujdes me AI-n!
26/09 12:25
Top Channel/ Ozempic paditet për humbje shikimi, dhjetëra përdorues e çojnë në gjyq
26/09 12:22
Top Channel/”Çmendet” Inteligjenca Artificiale: Sistemet e OpenAI sulmojnë faqet e qeverisë së SHBA!
26/09 11:33