Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i ka akorduar titullin “Honoris Causa” studiueses italiane Lucia Nadin, për kontributin e saj të çmuar në fushën historiografike dhe letrare shqiptare, veçanërisht për Shkodrën. Titulli iu dorëzua nga rektori i universitetit, Tonin Gjuraj, i cili vlerësoi punën shumëvjeçare të studiueses italiane në promovimin e historisë dhe kulturës shqiptare që prej fillimit të viteve ’90.