Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01/2025 20:04

30 milionë euro është fatura e OSHEE-së e parashikuar për 2025 që do i kushtojë si rrjedhojë e uljes së çmimit me 1 lek/kw për familjet që shpenzojnë deri në 700 kw/h në muaj. Para propozimit për reduktimin e pagesës së energjisë elektrike vetëm për këtë kategori në 8.5 lek/kw, në tavolinë ekspertësh u parashtruan disa mundësi zgjedhje. “U ngrit grupi teknik për skemën se si këto 30 milionë euro të shkojnë te konsumatori. Skenari numër 1 ishte t’iu shkonte të gjithëve, bizneseve më të mëdha, të vogla e familjarëve, por që reduktimi do ishte më i vogël se 30 milionë euro do shpërndaheshin në shumë klientë. Skenari i dytë do ishte të ulej të gjithë familjarëve dhe skenari i tretë do ishte për këtë kategori familjarësh që efekti do ishte më i ndjeshëm, por edhe që të krijojmë kulturën e familjarit për të përdorur energjinë në mënyrë më kursimtare”, thotë Ceno Klosi. Për zv.ministrin e Energjetikës, 30 milionë euro të munguara në buxhetin e shoqërive që prodhojnë e furnizojnë energji nuk do të jenë penguese për vijimësinë e punës në rrjetin elektrik. Por pse pikërisht u miratua ky vendim tani dhe kush e propozoi? “E gjithë kjo performancë e shoqërive e cila ka arritur të rregullojë të ardhurat, ka dy mënyra kur ato gjenerojnë fitime: o shkojnë për investime, o shkojnë në reduktim çmimi. Ne me investime mund të themi që janë bërë ndër vite investime të konsiderueshme, rrjeti është në situatë komplet tjetër. Kompanitë publike kanë kaluar dhe teste shumë të forta të krizave botërore të energjisë, edhe të kohës së COVID-it që kanë krijuar bindjen te qeveria se janë kompani të konsoliduara. Por as kryeministri, as zv.kryeministrja as zv.ministri askush nuk merr vendimin përveç kompanive se janë ato që mbajnë përgjegjësinë”, shtoi Klosi. Vendimi i miratuar nga ERE për kategorizimin e konsumatorëve duke favorizuar vetëm familjet që përdorin me ekonomi energjinë, është konsultuar prej gjysmë viti për përcaktimin e sasisë maksimale të energjisë për përfitimin e uljes së çmimit. “U mor një analizë se sa do të ishte një sasi energjie normale për një familje që të kishte të siguronte bolierin, gatimin, larje, ujin e ngrohtë e ngrohje minimale me kondicioner dhe u arrit në konkluzion që 700 kw ishin mjaftueshëm. Kjo u vendos si sasia tavan që të bësh pak ekonomi me energjinë që ta përfitosh, pastaj nëse shkon mbi këtë sasi, ke pajisje më shumë, i mban më shumë ndezur, do paguash me çmimin që është”, përfundoi ai. Skema për uljen e çmimit për familjet shqiptare që harxhojnë më pak se 700 kw/h në muaj është gjithashtu një skemë që synon të nxis në kursimin e energjisë elektrike.

Top Channel/ BSH nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Rrezik çmimet
06/05 19:52
Top News- ‘Më shumë financim për Startup-et’/ Rama me të rinjtë: Të rritim aksesin në teknologji
05/05 21:35
Top Channel/ Turizmi, gati plani me 8 pika! Nga informaliteti te “AI” në fiskalizim dhe…
05/05 19:55
Top Channel/ Lezha vendos çmimin e plazheve, 300 lekë në ato publike dhe deri në 2000 privati
04/05 20:05
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi, shërbimet e tregtia në rënie, ndërtimi mban optimizmin
04/05 19:55
Top Channel/ Nafta shkon në 206 lekë, ndryshon dhe çmimi i benzinës
02/05 19:24
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, ministri i Financave: Ndihma për…
30/04 12:05
Top Channel/ “Ekonomia u rrit, borxhi u ul”! Del raporti i BB për Shqipërinë
29/04 19:32
Top News – Borxhi zbret nën 50 për qind. Forcimi i lekut tkurr detyrimet e huasë së jashtme
29/04 16:18
Top Channel/ Çmimet e banesave u rritën me 28%, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet
28/04 19:51
Top Channel/ Drejtësia unifikon statistikat, gjykimet të mos bëhen me të dhëna të pjesshme
27/04 20:16
Top Channel/ 700 milionë euro taksa për mjedisin, më shumë arkëtime dhe… më shumë ndotje!
23/04 19:46
Top Channel/ Nafta “fundos” bizneset, kërkojnë ulje taksash, paralajmërojnë rritje çmimesh
22/04 20:00
Top Channel/ Rritja e çmimeve fryn buxhetin! Qeveria tejkalon planin për të ardhurat
21/04 19:35
Top News – Sejko në takimin me FMN. Kërcënimet e luftës ‘në paradhomën’ e ekonomisë shqiptare
20/04 19:16
Top Channel/ Në Roskovec kastraveci grumbullohet me 20 lekë për kg. Fermerët: Po falimentojmë
20/04 12:25
Top News – 50 lekë për çdo litër. Qeveria do të subvencionojë shoqëritë e transportit
16/04 16:20
Top Channel/ Nafta shkon në 207 lekë për litër, Kompanitë reduktohen mjetet për transportin
15/04 15:22
Top Channel/ Kamionistët paralajmërojnë grevë, pritet bllokimi në portin e Durrësit dhe kufi
13/04 15:27
Top Channel/ Pas vendimit të bordit, ndryshon çmimi i naftës
11/04 16:36