Top Channel / Lidhjet e Kryemadhit me oligarkët rusë/ Toni Gogu: Të nisë hetimi urgjent!
02/04/2023 12:59

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, kërkon hetim urgjent për Monika Kryemadhin, pas publikimit të dokumenteve që tregojnë lidhjen e saj me oligarkë rusë. Ish-zonja e Parë dhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është zhytur në thesin e rublave, u shpreh Gogu në një deklaratë për mediat, ndërsa kërkoi që Kryemadhi t’u përgjigjet qytetarëve për lëvizjet e saj jashtë shtetit, që përkojnë me transaksionet me oligarkët rusë. “Dokumentet tregojnë që Kryemadhi ka bërë transaksione me oligarkë rusë. Ky është një alarm për sigurinë kombëtare të vendit, pasi e dimë që qëllimi i Rusisë është të krijojë zona ndikimi pro ruse në Ballkan. Këto transaksione tregojnë vulnerabilitetin e Shqipërisë dhe tregojnë se fijet ruse në Ballkan tani janë shtrirë. Është e rëndësishme që sot të shqetësohemi të gjithë. Shqipëria është aleat i vendeve që sot po ruajnë territorin e Ukrainës dhe si pasojë të gjitha këto vende janë në siguri të lartë ndaj këtij sulmi. Në respekt të këtyre shteteve, Kryemadhi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve. Pse nuk i ka deklaruar këto pagesa. Çfarë lidhje ka Kryemadhi me oligarkë që janë sponsorë të Putin. Si mundet gruaja e presidentit të ketë kompani offshore. Duhet t’u përgjigjet qytetarëve për lëvizjet e saj jashtë shtetit. Lëvizjet e saj në 2017 korrespondojnë me lëvizjet në llogari. Si mundet të jetë një politikan në një thes të tillë rublash dhe të mos u japësh shpjegimet e duhura qytetarëve. Si mund të jetë normal anashkalimi i një përgjegjësie të tillë, ku cenohet siguria kombëtare. Këtë e bën Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta. I bëjmë thirrje organeve ligjvënëse të nisin urgjentisht hetimi. Është cenuar siguria kombëtare. Shqipëria është njollosur.” Dokumentet e publikuara nga Top Channel, tregojnë pagesa të kryera nga biznesmenë rus të naftës me përfituese zonjën Kryemadhi, të cilat ajo nuk i ka deklaruar. Në kushtet kur zonja Kryemadhi është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ajo është subjekt i ligjit për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52