Po pritej me fanfarë ndalesa dy ditore e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi. Por Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i kanë refuzuar avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, duke e detyruar kësisoj shefin e diplomacisë ruse të anullojë vizitën e tij në Beograd, që duhet të niste sot.