Akademiku i shquar Rexhep Qosja, një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar, mbylli sytë sot në moshën 89-vjeçare. Shkrimtari dhe studiuesi që u shua në Ditën Ndërkombëtare të Librit u përcoll në banesën e fundit në prani të një rrethi të ngushtë familjarësh, duke respektuar amanetin e tij. Familja njofton se nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe kërkon respektimin e zisë.