Top Channel/ Lamtumira për Fitim Makashin/ Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare
01/02/2026 15:19

Aktori Fitim Makashi u përcoll në banesën e fundit një ditë pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 82-vjeçare. Familjarë, miq dhe kolegë të shumtë nderuan artistin në homazhet që u mbajtën në Teatrin Kombëtar, ku Fitim Makashi la gjurmë me profesionalizmin, pasionin dhe dashurinë për artin. Sokol Angjeli, aktor - Ishte simbol i heroit për të gjithë rininë e viteve ’70-’80 me rolet e tij. Ishte një portret shumë I bukur në film, shumë burrëror, shpesh e krahasonim me portretin e Bekim Fehmiut. Raimonda Bulku, aktore – Sa bukur ta kujtosh një njeri se sa fisnik ishte, çfarë shpirti të madh kishte. Ashtu siç ishte në rolet e tij, me një zë të ngrohtë në karakteret e tij, ashtu ishte dhe në jetë. Aktori brilant i dhjetëra karaktereve në teatër dhe kinematografi ishte dhe mik me vlera të rralla, kujtojnë kolegët. Vasjan Lami, aktor – Miku im i parë në teatër, deri në fund të jetës ishte artist. Vetëm jepte dashuri. Na ngelën shumë gjera pa bërë. Iku shumë shpejt. Mehdi Malka, aktor - Ishte njeri në kuptimin e plotë të fjalës, një njeri shumë i mirë Mes karaktereve, më identifikuesi ishte roli te “Vdekja e Kalit”, që sipas Angjelit përjetësonte shpirtin guximtar të Makashit.

Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56