Top Channel/ ‘Kulla Eifel e mbushur me ndryshk” raporti alarmues për “Zonjën e Hekurt të Parisit”
04/07/2022 17:39

Kur u përfundua në 1889, Kulla Eifel – ose sic njihet ndryshe Zonja e Hekurt e Parisit – pritej të kishte një jetëgjatësi deri në 20 vjet përpara se të çmontohej. Por Njëqind e 33 vjet më vonë, kulla është ende në këmbë. Megjithatë disa raporte konfidenciale të botuara së fundmi në revistën franceze Marianne sugjerojnë se monumenti është në një gjendje të keqe dhe i mbushur me ndryshk. Kulla ka nevojë për një riparim të plotë, pretendohet në raport, por në vend të kësaj po i jepet vetëm një rinovim sa për sy e faqe për Lojërat Olimpike 2024 në Paris. "Nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të pësonte një atak në zemër," i tha Marianne një menaxher i kullës. Eiffel, kompania e të cilit projektoi dhe ndërtoi monumentin, kishte thënë asokohe se identifikimi dhe ndalimi i përhapjes së ndryshkut ishte sfida më e madhe për jetëgjatësinë e kullës dhe sugjeroi se ajo do të kishte nevojë për lyerje çdo shtatë vjet. Kulla tani po i nënshtrohet një rilyerjeje prej 60 milionë euro në përgatitje për Lojërat Olimpike të 2024-ës, kjo është hera e 20-të që monumenti rilyhet. Një e treta e kullës supozohej të zhvishej tërësisht dhe më pas të aplikoheshin dy shtresa të reja. Kompania që mbikëqyr kullën, Sete, e cila është 99% në pronësi të bashkisë, heziton ta mbyllë atë për një periudhë të gjatë për shkak të të ardhurave turistike që do të humbnin. Kulla pranon rreth 6 milionë vizitorë në një vit të zakonshëm, duke e bërë atë vendin e katërt më të vizituar kulturor në Francë pas Disneyland, Luvrit dhe Pallatit të Versajës. Mbyllja e saj e detyruar nga Covid në 2020 çoi në një humbje prej 52 milion € në të ardhura. Një raport në vitin 2014 zbuloi se kulla kishte çarje dhe ndryshkje, dhe një raport tjetër në 2016 gjeti 884 defekte, përfshirë 68 që thuhej se përbënin rrezik për "qëndrueshmërinë" e strukturës. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55