Top Channel/”Kriza e bukës”-NYT: Si do ndikojë lufta e Ukrainës tek ushqimi!
03/03/2022 16:24

Teksa shohim pamjet e refugjatëve ukrainas që mbërrijnë me makina apo dhe në këmbë në Poloni, vështirë të mos na kthehet në kujtesë Lufta e Dytë Botërore, koha kur rajoni u shkatërrua nga luftimet, kur pati një uri masive, dhe kur miliona ukrainas vdiqën nga uria. Sot për fat të mirë nuk jemi pranë kësaj pike, thotë New York Times, megjithatë ndërprerjet e furnizimit me ushqime nuk do të mbeten episode të izoluara. Ajo që po ndodh në Ukrainë, do të ketë pasoja të gjera në shumë vende, dhe po e kërcënon që tani furnizimin në shtetet më pak të zhvilluara, që varen prej eksportit të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore, si nga Ukraina ashtu edhe Rusia. Rajoni i Detit të Zi është aktualisht një qendër shumë e rëndësishme e prodhimit dhe tregtisë globale të produkteve bujqësore, dhe Ukraina konsiderohet një nga “hambarët” që ka bota. Aktualisht, ajo dhe Rusia përbëjnë 29 për qind të eksporteve globale të grurit, e kontribuojnë në të njëjtën kohë me 19 për qind të prodhimit global të misrit, dhe 80 për qind të eksporteve globale të vajit të lulediellit. Tregjet globale të produkteve ushqimore vetëm pak ditë pas nisjes së luftimeve në Ukrainë, u tronditen krejtesisht. Javën e kaluar, u ndalua transporti në Detin Azov dhe cmimet në kontratat e reja të blerjes së grurit kapërcyen me 12 për qind në Bordin e Tregtisë në Çikago. Cmimet e ushqimeve kishin pësuar sakaq rritje për shkak të pandemisë së koronavirusit, por edhe faktit që vaji i palmës dhe sojës po përdoret shumë si biokarburant në BE, dhe misri për prodhimin e etanolit në Shtetet e Bashkuara. Indeksi CRB dhe S&P GSCI, të dy barometra të rëndësishëm për cmimin e lëndëve te para globale, u rriten me ritëm të paprecedent që nga 2014 dhe janë në rrugen e duhur për të thyer rekordin për rritjen më të madhe brenda një jave.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43