Top Channel/ Kritikues ndaj NATO-s, kush do të mbajë postin e ambasadorit të SHBA në aleancë
20/11/2024 21:48

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se emëroi ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker për postin e ambasadorit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në NATO. Zoti Trump ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj aleancës perëndimore. Me anë të një deklarate, presidenti i zgjedhur tha se Whitaker është “një luftëtar i fortë dhe patriot besnik” i cili “do të sigurojë avancimin dhe mbrojtjen e interesave të Shteteve të Bashkuara”, si edhe do “të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s dhe do të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit”. Përzgjedhja e Whitaker si përfaqësues i vendit në NATO është e pazakontë, duke pasur parasysh përvojën e tij si jurist dhe jo në politikën e jashtme. Whitaker, një ish-prokuror në shtetin e Ajovas, shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm në Detyrë nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019. Më herët, ai kishte qenë shef i personelit të Prokurorit të parë të Përgjithshëm të Trump, Jeff Sessions, përpara se të zgjidhej për të zëvendësuar shefin e tij pasi Sessions u shkarkua në mes të pakënaqësive mbi vendimin e tij për t’u tërhequr nga hetimi për Rusinë. Whitaker e mbajti postin për disa muaj. Ai ka qenë një kritik i zjarrtë i çështjeve penale federale kundër Trump, të cilat mesa duket do të mbyllen pas fitores së tij në zgjedhje, sipas një praktike të Departamentit të Drejtësisë sipas së cilës presidentët në detyrë nuk mund të akuzohen për vepra penale. Whitaker ka përdorur paraqitjet e rregullta në Fox News për t’iu bashkuar republikanëve të tjerë, duke denoncuar atë që ata pretendojnë se është politizimi i Departamentit të Drejtësisë gjatë katër viteve të fundit. Presidenti i zgjedhur Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës transatlantike. Sipas klauzolës për mbrojtjen reciproke që parashikohet nga neni 5 i NATO-s, një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë anëtarëve të saj, konsiderohet si një sulm kundër të gjithë anëtarëve. Në fillim të këtij viti, Trump tha se kur ishte president, ai paralajmëroi aleatët e NATO-s se “do të inkurajonte” Rusinë “të bënte çfarëdo që të donte” ndaj vendeve që nuk e përmbushin detyrimin e buxhetit të NATO-s, ndërsa shtoi sulmet ndaj ndihmës së huaj dhe aleancave historike ndërkombëtare.

Top News – Bosnja dëbon diplomatët iranianë / Shpallen persona të padëshiruar, largohen nga vendi
29/11 17:30
Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02