Top Channel/Kreditë, rekord në 4 muaj! Fluks kërkesash në banka, kryesojnë huatë për biznes e shtëpi
30/05/2024 19:50

Kreditë e reja po vijojnë të rriten me shpejtësi gjatë muajve të parë të vitit. Shifrat për muajin prill tregojnë se kredia e re arriti në 34 miliardë lekë apo 340 milionë euro 50% më shumë se një vit më parë. Performanca e mirë është vërejtur përgjatë gjithë katër muajve të parë të vitit duke u rritur në nivelin rekord të 117 miliard lekëve, 35% më shumë se një vit më parë. Rritjen më të fortë te sektori i kredisë së re në katërmujor e ka pësuar biznesi në vlerën e 82 miliardë lekëve, me rritje 60%. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se bizneset gjithnjë e më shumë po marrin kredi për të investuar, pasi ka një rritje të fortë në zërat e overdraftit dhe për blerje pajisjesh. Edhe tek sektori i individëve kredia e re pësoi rritje të fortë në prill, ndërsa në katërmujor ishte 19% më lartë krahasuar me një vit më parë. Huaja për blerje banesash është ajo që po qëndron në nivele më të lartat historike duke arritur në 32 miliardë lekë(marrë parasysh dhe përshtatjen nga kursi këmbimit) rritje me gati 3 herë që nga 2021. Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë dy viteve të kaluara në nivelin 3.25%, nuk i ka ndalur bizneset dhe individët në investimet e tyre. Rritja e kredimarrjes është një faktor pozitiv që tregon për ecurinë ekonomike të vendit, ndërsa dy sektorët më të rëndësishëm turizmi dhe ndërtimi po vijojnë të performojnë mirë në këto katër muaj, ndërsa inflacioni është stabilizuar.

Top Channel/ BSH nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Rrezik çmimet
06/05 19:52
Top News- ‘Më shumë financim për Startup-et’/ Rama me të rinjtë: Të rritim aksesin në teknologji
05/05 21:35
Top Channel/ Turizmi, gati plani me 8 pika! Nga informaliteti te “AI” në fiskalizim dhe…
05/05 19:55
Top Channel/ Lezha vendos çmimin e plazheve, 300 lekë në ato publike dhe deri në 2000 privati
04/05 20:05
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi, shërbimet e tregtia në rënie, ndërtimi mban optimizmin
04/05 19:55
Top Channel/ Nafta shkon në 206 lekë, ndryshon dhe çmimi i benzinës
02/05 19:24
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, ministri i Financave: Ndihma për…
30/04 12:05
Top Channel/ “Ekonomia u rrit, borxhi u ul”! Del raporti i BB për Shqipërinë
29/04 19:32
Top News – Borxhi zbret nën 50 për qind. Forcimi i lekut tkurr detyrimet e huasë së jashtme
29/04 16:18
Top Channel/ Çmimet e banesave u rritën me 28%, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet
28/04 19:51
Top Channel/ Drejtësia unifikon statistikat, gjykimet të mos bëhen me të dhëna të pjesshme
27/04 20:16
Top Channel/ 700 milionë euro taksa për mjedisin, më shumë arkëtime dhe… më shumë ndotje!
23/04 19:46
Top Channel/ Nafta “fundos” bizneset, kërkojnë ulje taksash, paralajmërojnë rritje çmimesh
22/04 20:00
Top Channel/ Rritja e çmimeve fryn buxhetin! Qeveria tejkalon planin për të ardhurat
21/04 19:35
Top News – Sejko në takimin me FMN. Kërcënimet e luftës ‘në paradhomën’ e ekonomisë shqiptare
20/04 19:16
Top Channel/ Në Roskovec kastraveci grumbullohet me 20 lekë për kg. Fermerët: Po falimentojmë
20/04 12:25
Top News – 50 lekë për çdo litër. Qeveria do të subvencionojë shoqëritë e transportit
16/04 16:20
Top Channel/ Nafta shkon në 207 lekë për litër, Kompanitë reduktohen mjetet për transportin
15/04 15:22
Top Channel/ Kamionistët paralajmërojnë grevë, pritet bllokimi në portin e Durrësit dhe kufi
13/04 15:27
Top Channel/ Pas vendimit të bordit, ndryshon çmimi i naftës
11/04 16:36