Çmimet e konsumit në Turqi u rritën me gati 70% në prill krahasuar me një vit më parë, duke arritur nivelin më të lartë të dy dekadave, tregojnë shifrat zyrtare. Transporti, çmimet e ushqimeve dhe orenditë shtëpiake shënuan rritjen më të madhe të inflacionit vjetor, ku kostot e transportit u dyfishuan gjatë vitit. Qytetarët thonë se situata sa po vjen dhe po bëhet më e papërballueshme për ta.