Festivali i komedisë "KokoFest" ka përmbyllur me sukses edicionin e tij të 13-të, duke kurorëzuar arritjet më të spikatura artistike mes 8 veprave në konkurrim dhe një shfaqjeje përshëndetëse. Edhe këtë vit, maratona teatrore mblodhi trupa të shumta artistike, ndërsa juria vlerësoi punën e palodhur të krijuesve dhe interpretuesve.