Top Channel/ Kërcimtari fluturues! Rexhep Çeliku kujtohet me një koncert homazh
19/02/2025 19:49

Shqiponja e skenës shqiptare, Rexhep Çeliku kujtohet përmes një koncerti homazh nga Ansambli Popullor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Do të vijnë të interpretuara nga bashkëkohës të tij, nga solistë që kanë qenë nxënës të rinj, por edhe të rinj që nuk kanë njohur figurën e tij. Rexhep Çeliku do të vijë i mishëruar në tre breza”, u shpreh drejtuesi i Ansamblit Popullor, Sokol Marsi. Figura emblematike e vallëzimit shqiptar, rimishërohet te valltarët e rinj, që frymëzohen nga kërcimtari fluturues, sikurse titullohet shfaqja dedikuar tij. “Është një shfaqje që e kemi pritur prej kohësh. Nuk është bërë asnjëherë që kur Profesori u nda nga jeta. Jemi të lumtur që si të rinjtë e Ansamblit, ecim në gjurmët e ikonës së kërcimit”, tregoi valltari Flavio Xhaferi. Disa surpriza vijnë për publikun në koncertin e 19 shkurtit, të titulluar “Kërcimtari Fluturues”, përfshirë performanca nga artistët që kanë punuar me Çelikun dhe e kujtojnë sot me nostalgji. “Kishim një jetë të tërë bashkë, vite të tëra në skenë. Për Rexhepin kam kujtimet më të bukura. Do të vij me këngën gjirokastrite që Rexhep Çeliku e donte shumë. E kam krijuar këtë këngë posaçërisht për të”, rrëfeu këngëtarja Irini Qirjako. Duke ndjekur gjurmët e të atit, me mjeshtëri të rrallë, Rexhep Çeliku interpretoi si solist i parë në mbi 200 valle në Ansamblin Popullor përgjatë 47 viteve karrierë. Deri në fund të jetës, dhuroi emocione për artdashësit, ndërsa u nderua me çmimin “Nderi i Kombit”.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12