Top Channel/ “Kënga e Mjellmës” në TKOB! Testamenti i fundit muzikor i Schubert
24/11/2025 19:54

Krijimi i fundit artistik i Franz Schubert është Kënga e Mjellmës, një nga ciklet më prekëse të tij, kompozuar në 1828, pak muaj para ndarjes nga jeta. Etrita Ibrahimi, pianiste - Mendoj se tituli Kënga e Mjellmës lidhet me idenë që mendohet se mjellma ka një këngë të fundit që ‘e këndon’ para se të vdesë. Cikli përbëhet nga 14 lide që shënuan kulmin e krijimtarisë së Shubert, si drita e fundit që kompozitori i madh i la botës. Këto kompozime, në qendër të të cilave është një dashuri e pamundur, vijnë premierë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit të martën në mbrëmje nën interpretimin e baritonit Artur Vera dhe pianistes Etrita Ibrahimi. Etrita Ibrahimi, pianiste - Ndryshe nga ciklet e tjera të Shubertit që kanë vetëm një poet, këtu ka një ndarje të poezive. Shtatë të parat janë të Rellstab dhe tregojnë nostalgjinë e dashurisë së personazhit kryesor. Ndërsa shtatë të tjera nga Heine tregojnë për humbjen e dashurisë së personazhit. Janë dy gjendje të ndryshme të personazhit, të cilat ndihen në mënyrën se si vetë Shuberti e ka shkruar muzikën. Në skenën e Operas do të jehojë edhe Serenata e njohur e Schubert, një nga krijimet më poetike dhe më të dashura të repertorit, pjesë “Këngës së Mjellmës”. Artur Vera, bariton - Të gjitha lidet tregojnë diçka, janë tepër të ndjera nga ana e kompozitorit, ndaj gjatë punës me to, e kam ndjerë veten pjesë të tyre. Këtë përpiqem ta justifikoj edhe gjatë interpretimit. Është një cikël shumë i vështirë lidesh sepse bëhet bashkë interpretimi teknik në unitet me poezinë, me fjalën. Ky cikël i njohur në të gjithë botën ishte testament i fundit i kompozitorit austriak, që la pas më shumë se 600 vepra vokale, si dhe disa simfoni dhe opera.

Top Channel/ Ansambli kombëtar në Itali, drejtori Marsi: Do të shkojmë edhe në Edinburg
17/09 20:01
Top Channel/ Tuneli i kujtesës komuniste, uniforma e dokumente pasurojnë muzeun e Luftës së Ftohtës
15/09 12:31
Top Channel/ Festivali i Filmit, “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” filmi më i mirë
13/09 14:06
Top Channel/ Dokumentari shqiptar prezantohet në festivalin “Përtej Murit-Nëna e Këshillit të Mirë”
12/09 15:32
Top Channel/ Artur Gorishti debuton si regjisor, “xixëllonjat e dimrit”, një film për shpirtin
12/09 15:30
Top Channel/ Filmat “zhvishen” nga propaganda! Regjisori Sejko sjell dokumentarin “Filmi i shtetit”
11/09 22:16
Top Channel/ Muzikë popullore në Elbasan! Edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik
10/09 12:29
Top Channel/Shanaj: Ky është palo festival.Regjisori: Ligji i ri? Zhdukje e prodhimit dhe kineastëve
09/09 15:29
Top Channel/ Problemet me filmin shqiptar, Butka: Mungojnë fondet, promovimi dhe sallat
07/09 21:09
Top Channel/ KokoFest: Viktor Zhusti aktori më i mirë, çmim për regjinë Gent Bejkos në Korçë
07/09 15:32
Top Channel/ Shën Tereza, 10 vjet shenjtore, ekspozohen dorëshkrimet shqip në Tiranë
05/09 15:31
Top Channel/ “Aktrimi ka qenë ëndrra ime”, Reshat Arbana në lot: Nuk dal dot në pazar dhe kafe se…
04/09 12:51
Top Channel/ Pension për artistët e skenës, 47 vjeç për balerinët, 57 vjeç për këngëtarët solistë
03/09 19:58
Java Kulturore Europiane, një hapësirë e gjerë për krijim dhe dialog – Javët Kulturore Ndërkombëtare
03/09 19:00
Top Channel/ Rikthehet Festivali i Filmit pas 14 vitesh mungesë, në konkurs 100 filma
03/09 15:49
Top Channel/ Winnie Pooh mbërrin në Tiranë, shfaqja e parë më 12 shtator
02/09 20:00
Top Channel/ Winnie Pooh mbërrin në Tiranë. Shfaqja e parë më 12 shtator
02/09 15:57
Top Channel/ Agron Llakaj rikthehet në Portokalli pas 16 vitesh, merr drejtimin e spektaklit të humorit
31/08 19:59
Top Channel/ Një vit pa Naun Shundin, miqtë dhe kolegët e përkujtojnë mes emocionesh
30/08 12:23
Top Channel/ Divani Lunxhot ruan traditat, Këngë, valle dhe gatime tradicionale në edicionin e 12-të
29/08 15:27