Top Channel/ Katër premiera në TKOB, opera, balet dhe traditë në skenë për publikun
13/01/2026 19:58

Teatri i Operas dhe Baletit nis sezonin artistik me katër shfaqje premierë përgjatë muajit janar. Trupa e Operas dhe Trupa e Baletit e nisin në 17 janar me një mbrëmje gala, i konceptuar si një dialog mes zërit, lëvizjes dhe muzikës, ku duetet më të njohura të repertorit operistik ndërthuren me kryevepra të baletit klasik dhe bashkëkohor. Ivana Hoxhaj, mezzo soprano – Do të ketë uvertura, duete, pjesë të shkëputura nga opera, edhe baleti do të ketë pjesë të përbashkëta dhe solo. Është një bashkim forcash artistike, të gjithë artistët në skenë plotësojnë një buqetë me lule. Programi përfshin vepra nga kompozitorë të njohur si Puccini, Verdi, Mozart, Donizetti. Ndërsa Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore e nis këtë sezon me premierën “Ku ka si Tirona”, “Faleminderit Tiron”, një mozaik këngësh e vallesh, ku Tirana rrëfehet përmes ritmit dhe elementëve të trashëgimisë kulturore. Sokol Marsi, drejtori artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve - I dedikohet kryeqendrës së Shqipërisë, Tiranës bujare, bujare mikpritëse, me të gjitha zakonmet e saj, duke përfshirë këngën, vallen dhe të gjitha motivet e trashëgimisë shpirtërore të qytetit të Tiranës. Solistëve dhe valltarëve do t’u bashkohen disa të ftuar që do të përcjellin identitetin e një qyteti që ka frymëzuar breza.

Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56