Top Channel/ Kaosi në Paris, ministrja: E shkaktuan tifozët e Liverpulit me bileta të rreme!
30/05/2022 12:35

Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera, deklaroi se tifozët e Liverpool-it pa bileta të vlefshme shkaktuan problemet me turmat në finalen e futbollit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Paris. Finalen e fitoi Real Madridi ndaj Liverpool-it me rezultat 1:0. Ministrja fajësoi “organizimet masive” të mbështetësve me “bileta të rreme” për kaosin në stadium. Por ajo pohoi se të rinjtë lokalë që kanë tentuar të hyjnë me forcë në stadium, kanë përkeqësuar situatën. Tifozët e Liverpool-it kanë kritikuar përgjigjen e policisë në Francë, dhe Sekretarja britanike e Kulturës, Nadine Dorries, i ka përshkruar skenat si tejet “shqetësuese”. Policia franceze është kritikuar pse ka hedhur gaz lotsjellës dhe sprej piperi ndaj disa tifozëve të Liverpool-it, teksa kanë pritur për të hyrë në stadium. Komentet e fundit erdhën pak pas takimit të sotëm mes Ministrisë për Sport në Francë, Federatës Evropiane të Futbollit, Asociacionit francez të Futbollit, zyrtarëve të stadiumit, dhe policisë, për të mësuar nga gabimet e këtij organizimi. Ministrja franceze ka thënë se në takimin e së hënës do të identifikohen gabimet për t’i shmangur ato në të ardhmen. Më herët, rrjetet sociale u mbushën me komente nga tifozët që shkruanin se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana, për mënyrën se si organizoi finalen në 25 maj, ku nuk pati asnjë problematikë. “Mund ta bënit në Tiranë, ishte cdo gjë gati;, Franca kaos total, vitin tjeter bejini ne Tirane,. Në Tiranë ishte organizmi perfekt, turp”, ishin disa prej komenteve.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55