Top Channel/Kaos fluturimesh për festa, Omicron lë në tokë mijëra avionë!
26/12/2021 11:47

Teksa numri i njerëzve që kishin arritur të udhëtonin me avion gjatë këtij viti e arriti e në një moment, edhe e kapërceu atë të 2019-tës, trafiku ajror në vigjiljen e Krishtlindjeve pësoi një rënië drastike krahasuar me nivelet e para pandemisë. Mijëra fluturime në fundjavën e Kërshëndellave u anulluan në minutën e fiundit për shkak se stafi e anëtarë ekuipazhi sëmureshin njëri-pas tjetrit prej valës në rritje të Omicronit. Varianti i ri është kthyer në shtamin dominues të koronavirusit në SHBA. FlightAëare, një faqe interneti që mbledh të dhënat e fluturimeve, njofton se 888 fluturime ndërkombëtare dhe brenda Amerikës u anuluan të shtunën, krahasuar me 690 që u anuluan të premten. Rreth 200 fluturime të tjera janë anuluar të dielën. Linjat ajrore Delta, United dhe JetBlue kishin thënë të premten se varianti Omicron po shkaktonte probleme me personelin dhe kjo ka sjellë si rezultat anulimet e fluturimeve. Zëdhënësja e agjencisë United, Maddie King tha se mungesat e personelit po vazhdonin të shkaktonin anulime dhe ishte e paqartë se kur do të riktheheshin në normalitet operacionet. Për të lehtësuar mungesën e personelit, vende të ndryshme, përfshirë Spanjën dhe Britaninë e Madhe kanë reduktuar kohëzgjatjen e karantinës për COVID-19 duke i lënë njerëzit të kthehen në punë më shpejt pasi janë testuar pozitivë ose janë ekspozuar ndaj virusit.Shefi ekzekutiv i Deltës, Ed Bastian, ësht ndër ata që i kanë bërë thirrje administratës së Presidentit Biden të ndërmarrë hapa të ngjashëm ose përndryshe ndërprerjet në udhëtimet ajrore do të vazhdojnë.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36