Top Channel/ Kadare i rikrijonte veprat! Çfarë zbulon analiza e dorëshkrimeve të shkrimtarit
02/10/2025 19:57

Dorëshkrimet e një shkrimtari janë rrugëtimi i një procesi të gjatë krijues, nga hedhja e mendimeve në letër deri te vepra që lexuesi merr në dorë. Duke analizuar qindra dorëshkrimet e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, studiuesja Persida Asllani tregon se vepra e tij ka qenë gjithmonë në rikrijim, me korrigjime të herëpashershme. Po ta shikojmë, kemi një korrigjim mbi daktiloshkrimin, ku një fletë e vendosur riplotëson një paragraf. Mund të kemi dhe rastin kur është hequr komplet një paragraf. Por, nuk është sasia, por cilësia që e bën veprën e bukur, një fjalë e ndryshuar hap një rrugëtim tjetër në leximin e veprës. Sa herë botoheshin veprat e tij, Kadare riniste punën për të përmirësuar elementët stilistikë, duke qenë vazhdimisht në kërkim të së përsosurës. Tregojnë një autor tmerrësisht të vetëdijshëm për punën me tekstin. Vetëdija krijuese është kritiku më i egër i vetë autorit. I tillë është Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, që është ribotuar disa herë dhe dhe për Asllanin, kalimi nga dorëshkrimi në tekstin e shkruar është një proces po aq krijues sa është libri i lexuar. Kjo e karakterizon veprimtarinë e Kadaresë deri në fund, ai e pati vullnetin dhe pasionin për të përmirësuar dhe përsosur dorëshkrimet e tij. Në një leksion të hapur me maturantë në ambientet e Studios Kadare, studiuesja njohu të rinjtë me disa dorëshkrime me rëndësi të fondit të muzeut, ndërsa propozon një metodë tjetër mësimdhënieje, që nxënësit të njohin më mirë letërsinë dhe autorët shqiptarë. Do të këmbëngulja më tepër në një aftësim sa më cilësor të nxënësve për të lexuar. Nuk është puna të detyrojmë një nxënës të lexojë pafund veprën e Kadaresë, nëse ia kemi dalë, e kemi mësuar dhe pavarësuar nxënësin të lexojë mirë një vepër, i kemi dhënë luksin e madh të jetë një lexues i mirë gjithë jetën

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12