Top Channel/ ‘Ju lutemi ndaloni avionin’, shqiptari kundërshton dërgimin në Ruanda
14/06/2022 23:06

Një azilkërkues shqiptar dhe viktimë e dyshuar e trafikimit ka thënë për Thë Guardian se është në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa pret të hipë në një fluturim deportimi për në Ruanda , një vend për të cilin ai nuk di “asgjë”. 26-vjeçari shqiptar është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore, vendim ky i Britanisë së madhe. Të tjerë përfshijnë tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez. Të gjithë mbërritën në MB me varka të vogla në mes të majit. Viktimat e dyshuara të trafikimit supozohet se do të hetohen plotësisht para se të largohen nga MB.Shqiptari tha: “Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin.” Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në MB. “Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën . Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është MB. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?” Ndërkohë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka bërë një ndërhyrje dramatike në orët e fundit për të ndaluar këto fluturime për të dërguar azilkërkues në Ruandë.Avokatët e një prej azilkërkuesve që do të fluturojë këtë mbrëmje kanë bërë një kërkesë të suksesshme urgjente në GJEDNJ pas shterimit të kërkesave në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar. Vendimi është një goditje për politikën kryesore të Boris Johnson për dërgimin e azilkërkuesve 4000 milje në vendin e Afrikës Lindore. Kjo vjen pasi kryeministri kërcënoi se do ta nxirrte Britaninë e Madhe nga GJEDNJ dhe akuzoi avokatët se po ndihmojnë kriminelët që shfrytëzonin refugjatët . Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55