Top Channel/ Jeta mes internimit dhe artit! Lekë Tasi nderohet për rezistencë
18/02/2026 20:01

Lekë Tasi, piktor, muzikant – Historia e përndjekjes sime fillon kur unë isha gjashtë muaj foshnjë. Në 1975 piktori, muzikanti dhe shkrimtari Lekë Tasi u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjes, ku qëndroi deri në rrëzimin e diktaturës 35 vite më parë. Sot është 96 vjeç, por nuk heq nga kujtesas asnjë çast nga vuajtet që ka përjetuar e gjithë familja. I ati, avokati Koço Tasi, njëkohësisht anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës emigroi për 17 vjet në Greqi pas Revolucionit të qershorit. Me kthimin në atdhe, u arrestua dhe dënua në gjyqin special në vitin 1945. Edhe xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës, vdiq në burgjet e diktaturës. Lekë Tasi, piktor, muzikant – Unë jam në moshë të madhe, kam merakun e raportit të shoqërisë me familjen time, një pikë e pashteruar, madje fajësuese ndaj familjes sime. Babai im u dënua me burgim të përjetshëm që iu kthye në 20 vite burgim, u dërgua në kamp dhe më pas në Burrel. Në një ceremoni të mbajtur në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në kuadër të Ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit, dhe ish-i përndjekuri politik Lekë Koço Tasi u nderua me titull nderi, që iu dorëzua nga nënkryetarja e Bashkisë Divjakë, bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak. Silvana Kekum nënkryetare e Bashkisë Divjakë -… Me motivacionin: “Për rezistencë dhe dinjitet njerëzor të ish-të përndjekurit, si person aktiv në dokumentimin e së shkuarës” Në ambientet e Autoritetit të Dosjeve, u çel edhe ekspozita “Historitë e patreguara të Lushnjës” që solli në vëmendje përmes fotografive dhe dëshmive një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së vendit – internimet masive në zonën e Myzeqesë.

Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29
Top Channel/ Gjirokastra mbledh 10 grupe folklorike nga vendi dhe diaspora për traditën
30/09 12:29
Top Channel/ Kundërshtohet ligji për kinemanë, Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve
29/09 20:04
Top Channel/ Preç Zogaj, 40 vite poezi, interpretojnë Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia
29/09 12:31
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09 15:26
Top Channel/ “Zëra të fuqishëm” të Ballkanit/Me foto e video,AFP sjell histori nga miniera në atelie
25/09 16:18
Top Channel/ “Muzg në kopshtin e qershive”! Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar
24/09 20:10