Top Channel/ Izraeli zbut tonet? Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollahun…
25/11/2024 23:09

Ambasadori izraelit në Uashington tha se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – mund të arrihet “brenda ditësh”. Ambasadori tha për radion e ushtrisë izraelite më 25 nëntor se ka “pika që duhen finalizuar”. Por, ai tha se “ne jemi afër një marrëveshjeje” dhe se ajo “mund të arrihet brenda ditësh”. Në mesin e çështjeve që mbeten të pazgjidhura është edhe një kërkesë e Izraelit që thotë se shteti rezervon të drejtën të veprojë nëse Hezbollahu shkel obligimet nga marrëveshja e re. Marrëveshja synon të largojë Hezbollahun dhe trupat izraelite nga jugu i Libanit. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Hezbollahu nuk i është përmbajtur një rezolute të Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës së vitit 2006. Në këtë rezolutë, palët kishin bërë kërkesa të ngjashme. Libani po ashtu ka akuzuar Izraelin se ka shkelur këtë rezolutë. Ende është e paqartë nëse Libani do të pranojë kërkesën e Izraelit. Optimizmi rreth arritjes së një marrëveshjeje vjen pasi i dërguari i SHBA-së mbajti bisedime me palët javën e kaluar, me synim që të arrihet një marrëveshje.

Top News – Bosnja dëbon diplomatët iranianë / Shpallen persona të padëshiruar, largohen nga vendi
29/11 17:30
Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02