Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka hapur një kapitull të ri dhe bashkë me të edhe emocionet e atyre që e ndërtuan. Mes qindra vizitorëve, spikat 82-vjeçari Jashar Luku, një nga inxhinierët ndërtues që hodhi themelet e kësaj godine në vitin 1973. Ai sot kthehet pas gjysmë shekulli për një takim plot emocione me historinë, ndërsa i bën homazh edhe arkeologut ikonë Vangjel Toçi.