Top Channel/ Instalacioni i Blerta Kambos për solidaritet kundër kancerit, ngjall reagime kritike
17/11/2025 19:59

“Dielli i ditës tjetër” është instalacioni i Blerta Kambos i krijuar si imazh solidariteti për 1 në 12 gratë që përballen me kancerin e gjirit. Vepra do të qëndrojë për disa ditë mbi mozaikun “Shqipëria” në Muzeut të Tiranës pa e dëmtuar, si një shtrese që flet për guximin dhe shpresën. Blerta Kambo, fotografe – Frymëzimi janë gratë dhe forca e tyre. Kuptova që dhimbjen e tyre nuk mund ta marr asnjëherë përsipër, sepse nuk e kam kaluar, por ajo që mund të kuptoj dhe të shoh është forca e tyre. Doja të tregoja se ato mbeten të forta dhe kanë një bukuri të brendshme. Por, përse fotografja zgjodhi të vendosë instalacionin e gruas së qethur, me shenjë në gjoks, mbi portretin e “Nënës Shqipëri” në qendër të mozaikut? Blerta Kambo, fotografe – E adhuroj këtë figurë femërore, pavarësisht se vjen nga një periudhë tjetër, përfaqësonte një ideologji krejt tjetër, unë e shoh në syrin bashkëkohor të një figure të fortë, që ecën përpara, që është fitimtare, për më tepër që është në qendër të Tiranës dhe doja që njerëzit ta shihnin. Por “Dielli i ditës tjetër” ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë keqinterpretuar veprën, duke e lidhur edhe me komunitetin LGBTQ. E prekur nga këto komente, Kambo thekson se instalacioni nuk prek mozaikun artistik dhe nuk ka lidhje me agjenda politike, ideologjke apo sociale. Blerta Kambo, fotografe – Refuzoj të mendoj që shqiptarët nuk duan gratë dhe nënat e tyre, refuzoj të besoj se nuk jemi solidar me njëri-tjetrin, sepse unë kam lënë Londrën për këtë arsye, sepse më mungonte ndjesia e komunitetit. Refuzoj të mendoj se shqiptarët janë fyer me një simbol nacional që nuk është dëmtuar dhe së dyti refuzoj të mendoj se i japim rëndësi çdo gjëje tjetër para shëndetit të grave. Ky projekt në një monument kulture të kategorisë së parë, ka sjellë edhe reagime nga artistët, përfshirë Anastas Kostandini, një nga autorët e mozaikut “Shqipëria”. Në një përgjigje për Top Channel, piktori e konsideroi të pakuptimtë përzgjedhjen e mozaikut historik për këtë instalacion.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12