Top Channel/I “vërsulen” të gjithë, Lavrov cohet e ikën nga samiti i G20-tës!
08/07/2022 21:57

Gjakftohtë e i kalkuluar, por ministri i jashtëm rus u dorëzua përballë kritikave në takimin e ministrave të jashtëm të G20-tës në Indonezi. Washingtoni dhe aleatët e tij e dënuan ashpër agresionin e Moskës në Ukrainë, duke mos i dhënë kryediplomatit rus as mundësinë të reagonte. ““Ajo që ne kemi dëgjuar sot tashmë është një kor i fortë nga e gjithë bota… për nevojën për t’i dhënë fund agresionit”, tha Blinken nga takimi i zhvilluar në ishullin turistik të Balit. Kur edhe homologia gjermane, Annalena Baerbock nisi një sulm verbal frontal ndaj tij për pushtimin e dënuar me forcë nga komuniteti ndërkombëtar, Lavrov u ngrit e u largua nga takimi. Vetë Blinken e shmangu një takim përballë me te, e në vend të kësaj e akuzoi Rusinë se po shkakton një krize globale ushqimore, dhe i bëri thirrje te heqë bllokaën ndaj grurit ukrainas. “Kolegëve të mi rusë u them: Ukraina nuk është vendi juaj, Gruri i saj nuk është gruri juaj. Përse i bllokoni portet? Lërini ngarkesat të kalojnë” ishte komenti i sekretarit të jashtëm amerikan. më herët, Lavrovi qe shprehur se nuk kishin ndërmend t`i shkonin nga pas Washingtonit për bisedime. Ishin Shtetet e Bashkuara ato që i ndërprenë kontaktet, jo ne tha ai. Ministrja e Punëve të Jashtme të vendit mikpritës të takimit, Indonezisë, Retno Marsudi, u bëri thirrje të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, që të tejkalojnë mosbesimin për hir të planetit që po përballet me sfida të shumta, që nga pandemia e koronavirusit, ndryshimet klimatike e deri te lufta në Ukrainë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55