Një 37-vjeçar, bashkëshorti i një shqiptareje, u ekzekutua nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ishte dënuar me vdekje për një vrasje të dyfishtë. James Broadnax u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në një burg në Teksas. Ngjarja u ndoq nga afër nga bashkëshortja e tij me origjinë nga Kosova, 31-vjeçarja Tiana Krasniqi, e cila reagoi ashpër, duke akuzuar autoritetet amerikane për mënyrën e ekzekutimit.