Top Channel/ Hungaria dhe Sllovakia kundërshtojnë mbështetjen e Ukrainës, çfarë fshihet?
06/03/2025 20:17

Hungaria dhe Sllovakia janë dy shtetet e BE-së që e kundërshtojnë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës. Por përse këto vende kanë qëndrim të ndryshëm nga pjesa tjetër e Unionit? Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, tha më herët këtë javë se “vazhdimi i luftës në Ukrainë është gjë e keqe, e rrezikshme dhe një gabim,” duke insistuar se Ukraina duhet të pranojë të marrë pjesë në bisedimet për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja me Rusinë sa më shpejt të jetë e mundur. Javën e kaluar, ai i shkroi presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, se kishte “dallime strategjike në qasjen tonë ndaj Ukrainës që nuk mund të tejkalohen.” Nga ana tjetër, Robert Fico, i cili përballet me protesta të mëdha në vend për pozitat e tij gjithnjë e më pro-ruse në politikën e jashtme – u tha gazetarëve se ai do të kundërshtonte rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe tha se donte të përfshihej në përfundimet e samitit një përmendje e rihapjes së kalimit të gazit rus përmes Ukrainës – një rrugë kryesore e energjisë për Sllovakinë, të cilën Kievi e ndaloi këtë vit – sipas raporteve nga SITA dhe Sme. Duke përsëritur akuza të paqëndrueshme për korrupsion të përhapur në Ukrainë, ai tha se nuk ishte i gatshëm të mbështeste dërgimin e më shumë parave në Kiev “sepse gjysma e tyre do të vidhen.” “Sigurisht që Zelensky është i interesuar të vazhdojë luftën, sepse ai e di që nuk do të ketë një mandat të dytë dhe nuk do të rizgjidhet si president,” tha Fico. Ai theksoi se Ukraina duhet të pranojë një armëpushim të menjëhershëm dhe të mos kërkojë që ai të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje. Fico gjithashtu tha se përfaqësuesit sllovakë nuk do të marrin pjesë në takimin e javës së ardhshme në Paris, të organizuar nga presidenti Macron, pasi ai nuk dëshiron që Sllovakia të jetë pjesë e bisedimeve për zgjerimin e parandalimit bërthamor francez.

Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00