Top Channel/ Homazhet për Skënder Kamberin, përcillet me nderime piktori që la pas 1400 vepra
16/04/2026 19:40

Skënder Kamberi vlerësohet si një prej emrave më të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri studiuesve të artit dhe kolegëve që përcollën sot në banesën e fundit mikun e tyre, që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 87-vjeçare. “Është një gur themeli i artit të pikturës. Rikrijoi botën e tij artistike duke u mbështetur në shtyllat e aartit realist, qëndroi pranë natyrës… Skënderi nuk ishte thjesht një vëzhgues i natyrës, por ishte edhe një njohës i mirë i saj, për ta parë natyrën jo thjesht si bukuri, por si strukturë”, është shprehur studiuesi i artit Agim Janina. Arti pamor humbi piktorin që me penelin e tij krijoi mbi 1400 vepra si portretet e gjalla me natyrën me të gjitha ngjyrat e saj. Krahas pikturave të realizmit, ai guxoi me elementë të rrymave të ndaluara para viteve ’90, përfshirë kubizmin, ekspresionizmin dhe abstrakten. “Në atë kohë, erdhi si një kondrabedal i një natyre tjetër. Duhet të kuptoni si ishin njerëzit në atë kohë… të takoje njerëz si Skënder Kamberi ishte një frymëmarrje, një dritare tjetër. Fliste me pasion. Veprën e tij e quaj dizonancë në një kohë të ndaluar”, u shpreh piktori Vladimir Myrtezai. Një pjesë e veprave të Kamberit ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare e Arteve. “Është një nga artistët me të cilët jemi rritur. I kam admiruar veprat e tij, kam mësuar prej tyre. I përkiste pikturës realiste, por edhe i asaj moderne. Punonte shumë dhe veprat e tij janë pjesë e shkollës që krijoi Vlora me në krye Skënder Kamberin dhe artistët e tjerë”, tha Abaz Hado. Homazhet për “Artistin e Merituar” u mbajtën në ambientet e Akademisë së Arteve. Kamberi u largua i realizuar dhe pavarësisht sfidave shëndetësore me të cilat u përball muajt e fundit, nuk ndali krijimtarinë, shprehet vajza e tij piktore. “Nuk kishte asnjë peng, thoshte gjithmonë ‘do të largohem i lumtur sepse gjithçka kam dashur e kam arritur’. Unë kam skicën e tij të fundit. Ai nuk fliste, i dhashë stilolapsin dhe iu luta të bënte gjithçka, pa mbesën dhe e vizatoi fiks sikurse ishte edhe pse dora e tij rrëshqiste mbi letër si të ishte pendë”, u shpreh e bija Donika Kamberi. Me ekspresivitetin që e karakterizonte, piktura e Kamberit kapërceu shumë shpejt kufijtë me eskpozitat që zhvilloi në disa qytete europiane, duke u bërë pjesë e koleksioneve private.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12