Në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aty ku ai kontribuoi për dekada me radhë, u zhvilluan homazhet në nderim të Prof. Menduh Dërgutit – një prej personaliteteve më të ndritura të arsimit dhe jetës publike shqiptare. Politikanë, pedagogë, studentë, intelektualë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit një njeriu që la gjurmë për Shkodrën dhe Shqipërinë.