Top Channel/ Hetim për krimet ruse. Këshilli i të drejtave të njeriut miraton rezolutën
12/05/2022 20:03

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë për ngritjen e një hetimi mbi akuzat për abuzime nga forcat ruse në Ukrainë. Këshilli nga i cili rusia u pezullua më 7 prill për tu zëvendësuar pak ditë më parë me Çekinë, u mblodh në një seancë urgjente në Gjenevë ku dëgjoi akuzat për krime lufte duke përfshirë ekzekutime të civilëve, përdhunime, tortura dhe zhdukje me forcë të tyre . Rezoluta u miratua me 33 anëtarë pro, 12 abstenime dhe dy vota kundër (nga Kina dhe Eritrea). Miratimi i rezolutës vjen një kohë, kur një video e kofirmuar nga CNN dhe që tani është marrë si dëshmi lufte, tregon se si dy ushtarë rus kanë qëlluar pas shpine dy civilë të paarmatosur në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit. Një akt i tillë bie ndesh me rregullat e luftës, të cilat ndalojnë shënjestrimin e civilëve. CNN thotë se njëri prej viktimaveishte pronari i koncesionarit të automjeteve që u grabit, dhe tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte atje si rojë. Në video, civilët ukrainas shihen duke biseduar me ushtarët rusë, disa minuta para se të qëllohen nga pas dhe të vriten. Po ashtu të mërkurën rusët vranë tre civilë të tjerë pasi sulmuan me raketa një shkollë në rajonin e chernihiv,ku 12 të tjerë u plagosën. Zonja e parë e Ukrainës tha se sulmi është i qëllimshëm. ‘Rusët, të cilët pretendojnë se sulmojnë vetëm objektet ushtarake, po bëjnë luftë kundër fëmijëve tanë.”, tha ajo . Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33