Top Channel/ Hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore: Krishti “kthehet në bunker”!
06/03/2022 19:43

Statuja e Krishtit Shpëtimtar është hequr nga katedralja armene në Lviv të Ukrainës, e është dërguar në një bunker, për ta mbrojtur prej bombardimeve. Hera e fundit që kishte ndodhur një gjë e tillë ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore, kujton fotografi portugez Andre Luis Alves, i cili realizoi dhe foton dramatike të zhvendosjes së re të statujës, qe është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale. Dhe ky nuk eshte i vetmi episod i ketij lloji i raportuar ne qytetin e ndodhur 70 km nga kufiri me Polonine. Lilia Onyschenko, drejtuese e departamentit për mbrojtjen e trashëgimisë historike të Lvivit, thotë se po i mbështjellin skupturat me material rezistent, me lesh xhami e alumin të posacem, me qëllimin t`i mbrojnë sa më shumë që të munden nga dëmtimi. “Sigurisht, kjo nuk i shpëton dot ato skuptura që goditen drejtpërdrejtë, por nëse vala e goditjes është pak më larg, nuk do të përfundojnë të thërrmuara”, shprehet ajo duke theksuar se një pjesë të objekteve të tilla nuk i kanë spostuar dot sepse janë mjaft të mëdha. Në mesin e rrezikut që afrohet, ukrainasit e Lviv kanë menduar të shpëtojnë jo vetëm veten, por edhe historinë e tyre. “Vendosëm ta dërgonim në një vend të sigurtë statujën e Krishtit, sepse sot, edhe objektet historike duhet të mbrohen ashtu si njerëzit”, tha at Jakubi i katedrales për të dërguarën e Corriere della Serës, Marta Serafini. Një numër i madh besimtarësh ukrainas sakaq kanë vazhduar të shkojnë në kishë ku luten për shpirtin e viktimave, por edhe për ushtarët në front ndërsa padyshim, lutja e tyre më e madhe është që kjo luftë, të mbarojë sa më parë!

Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43