Top Channel/ “Gruaja e lirë”! Helena Kadare sjell veprën e saj dhe ka një mesazh për shkrimtarët e rinj
14/11/2025 19:58

Në këndin e përvitshëm në Panairin e Librit, ku dikur qëndronte krah Ismailit, Helena Kadare promovoi veprën e saj, teksa takimet me lexuesit i falën jo pak emocione dhe nostalgji. Helena Kadare, shkrimtare - Është një kënaqësi shumë e veçantë sepse një pjesë e tyre vijnë nga një kohë e largët. Ata vijnë dhe më tregojnë se ku jemi takuar. “Gruaja e lirë” është një përmbledhje tregimesh, përfshirë disa shkrime të para viteve ‘90, për të cilat sikurse Helena tregon, iu nëshkruan një procesi të fortë autokritik, për t’ia risjellë lexuesit. Helena Kadare, shkrimtare - Kisha botuar dy vëllime me tregime para demokracisë dhe thashë do t’i marr, por kur i lexova, u habita sepse 70% e tyre nuk më pëlqyen më. Mora ato që m’u dukën se ia vlenin dhe pjesën tjetër e kam shkruar këtë vitin e fundit. Ndërsa një pjesë tjetër e shkrimeve me kujtime, ndjenja dhe reflektime janë shkruar në një periudhë të vështirë për autoren, pas humbjes së partnerit të jetës. Helena Kadare, shkrimtare - Ismaili nuk ka qenë kur kam bërë tregimet e fundit dhe kjo ka qenë një lloj lirie, sepse gjithmonë kisha frikën se çfarë do të mendojë ai, kur e shikoja që lëvizte fytyrën me pakënaqësi, e zhdukja në moment tekstin. Protagonistja e tregimit “Gruaja e lirë” është një vajzë polake që autorja e ka takuar në Francë dhe është njohur me historinë e jetës së saj. Helena Kadare, shkrimtare - Një histori që më ka emocionuar shumë sepse e kam ndjekur në disa periudha. Vepra bazohet tërësisht në histori të vërtetë, por sikurse shkrimtarja pohon për Top Channel, ka nota të forta autobiografie. A ia ka dalë Kadare që jetë gjithnjë një grua e lirë? Helena Kadare, shkrimtare - Një grua është e lirë kur bën atë që ka dëshirë dhe jo të jetë e imponuar nga dikush tjetër. Kjo është për mua të jesh e lirë, as për mua nuk ka qenë e lehtë. I pari ka qenë sistemi, por edhe koha sepse nuk kam pasur mundësi sepse isha e përkushtuar të ndihmoja peshkimin. Mes rreshtave, lexuesi do të përjetojë ndjesitë e shkrimtares për dashurinë, kohën dhe lirinë. Por, me pengun që një pjesë të madhe e kujtimeve të hedhura në letër ndër vite nuk kanë gjetur ende dritën e botimit, shkrimtarja inkurajon autorët e rinj. Helena Kadare, shkrimtare - Do t’i thosha atyre që duan të shkruajnë mos ta lënë kurrë një gjë për më vonë, asnjëherë nuk të vjen ajo më vonë. Unë kam shumë tema që akoma nuk kam arritur t’i shkruaj.

Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29
Top Channel/ Gjirokastra mbledh 10 grupe folklorike nga vendi dhe diaspora për traditën
30/09 12:29
Top Channel/ Kundërshtohet ligji për kinemanë, Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve
29/09 20:04
Top Channel/ Preç Zogaj, 40 vite poezi, interpretojnë Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia
29/09 12:31
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Goldoni në skenën e Bylisit, studentët e aktrimit sjellin “Zonjën e Bujtinës”
26/09 15:26
Top Channel/ “Zëra të fuqishëm” të Ballkanit/Me foto e video,AFP sjell histori nga miniera në atelie
25/09 16:18
Top Channel/ “Muzg në kopshtin e qershive”! Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar
24/09 20:10
Top Channel/ Thesaret nën ujë ende të pazbuluara, ekspertët: Të rikthehen ekspeditat
23/09 20:12