Top Channel/Greqia sekuestron çisternën ruse: Bllokohet anija, por jo ngarkesa!
19/04/2022 15:41

Autoritetet greke sekuestruan një cisternë të Moskës në Detin Egje, duke vepruar mbi bazën e sanksioneve që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Anija, me 19 anëtarë rusë ekuipazhi në bord u ndalua pranë qytetit bregdetar të Karystos në bregun jugor të ishullit Evia. “Mjeti është sekuestruar si pjesë e sanksioneve të BE-së", deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Transportit. Roja bregdetare sqaruan më pas se urdhri i konfiskimit kishte të bënte me vetë anijen dhe jo me ngarkesën e saj. Anija kishte pasur probleme mekanike dhe po shoqërohej me një rimorkiator në Peloponez, në mënyrë që ngarkesa e saj të transferohej në një anije tjetër. Megjithatë, deti i trazuar e detyroi të ndalonte në Karystos. Bashkimi Europian, anëtare e të cilit është dhe Greqia, ka vendosur një sërë sanksionesh mbi Moskën pas sulmit në Ukrainë qëllimi i të cilave është të shtojnë trysninë mbi ekonominë ruse e mbi vetë presidentin Vladimir Putin për ta detyruar t`i japë fund ofensivës e të shpallë pushimzjarrin në vendin fqinj. Sanksionet përfshijnë ndalimin e importit dhe eksportit për një gamë të gjerë mallrash dhe ndalimin e hyrjes në portet e BE-së nga anijet me flamur rus.

Top News – Ukraina, sulme në detin Kaspik/ Në shënjestër anija me ngarkesa nga Irani
25/07 20:13
Top News – Evropa në flakë, Turqia me stuhi/ Përmbyten rrugët në Ankara, dëme të mëdha në disa zona
25/07 20:12
Top Channel/ Negociata të reja SHBA-Iran, Pakistani përpjekje për të ulur palët në tryezë
25/07 19:57
Top Channel/ Rreth 300 mijë evakuime nga zjarret, situatë dramatike në Francë e Spanjë
25/07 19:56
Top News-SHBA-Iran drejt rinisjes së negociatave, Pakistani të tjera përpjekje për të vendosur paqen
25/07 18:18
Top News – NATO zbulon spiunen e Kinës. U inflitrua brenda organizatë për të nxjerrë sekretet
25/07 18:17
Top News- Zgjidhën problemat shekullore, nderohen me çmimin më të lartë dy matematikanët kinezë
25/07 18:16
Top Channel/ Trump pret Zelenskyn në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA-së
25/07 15:14
Top Channel/ Stuhitë/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga përmbytje shkatërruese
25/07 15:11
Top Channel/ Spanja dhe Franca në flakë, zjarret detyrojnë mbi 250 mijë banorë të braktisin shtëpitë
25/07 15:10
Top News- ChatGPT ‘pëlqen’ të bëhet haker, trondit botën e teknomogjisë, sulmon kompaninë
25/07 13:28
Top News – Dorëhiqet ministri pas protestave/ ‘Buburrecat’ festojnë fitoren, por nuk tërhiqen
25/07 13:09
Top News – Rriteti bilanci i viktimave në Venezuelë/ OKB ndihmon, nevojiten 80 milionë dollarë
25/07 12:44
Top Channel/ E 13-ta me fat e Elon Musk/ Starship përfundon testin, SpaceX: Fluturim i suksesshëm
25/07 12:25
Top Channel/Sulmi i ChatGPT ndez debatin, alarm për sigurinë e modeleve të Inteligjencës Artificiale
25/07 12:24
Top Channel/ Kapet “Djalli” i drogës/ Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika
25/07 12:23
Top Channel/ Kapet “Djalli” i drogës/ Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika
25/07 12:23
Top Channel/ Eurot marrin pamje të re/ BQE prezanton 10 modelet e reja të euros, qytetarët zgjedhin
25/07 12:22
Top Channel/ Trump sulmon mediat/ Trump ironizon mediat dhe rikthen batutat për një mandat të katërt
25/07 12:21
Top Channel/ Guterres viziton Sirinë/ Vizita e pare e shefit të OKB pas shpërthimit të luftës civile
25/07 12:20