Çmimet e larta të karburanteve kanë detyruar qeverinë greke të ndërhyjë sërish për të frenuar edhe rritjen e çmimeve në artikujt ushqimorë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi mesditen e së mërkurës një paketë të re masash, me peshën kryesore te nafta për automjetet dhe nafta për ngrohje.