Top Channel/ Greqi, mbi 300 arrestime për zjarret: Pranga edhe për ndezjet nga pakujdesia!
22/08/2026 11:23

Mbi 300 persona janë arrestuar në Greqi që nga fillimi i vitit, të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në pyje, duke përfshirë këtu jo vetëm zjarrvënien e qëllimshme, por edhe pakujdesinë. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve grekë, Giorgos Artopoios, nga këto raste, 272 lidhen me zjarrvënie nga pakujdesia, ndërsa 36 raste dyshohet se janë shkaktuar me dashje. Një nga rastet e fundit u shënua në ishullin e Kretës, ku një zjarr pranë një zone pyjore dyshohet se nisi pasi një turist kishte ndezur një skarë me qymyr pranë pyllit. Turisti u deklaroi autoriteteve se nuk ishte në dijeni se përdorimi i zjarrit në ambiente të hapura ishte i ndaluar gjatë periudhave me erë të fortë dhe mot të thatë. Ndërkohë, autoritetet greke paralajmërojnë për rritje të rrezikut nga zjarret për shkak të thatësirës, erërave të forta dhe temperaturave ekstreme. Në ditët në vijim, në pjesën më të madhe të vendit priten temperatura mbi 40 gradë Celsius, ndërsa vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme. Kushtet e vështira atmosferike favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur gatishmërinë e shërbimeve të emergjencës. Greqia po përpiqet ndërkohë të forocojë edhe mbrojtjen e monumenteve historike. Me qëllimin të parandalohen dëmet nga zjarret në zonat me rëndësi kulturore, autoritetet greke kanë nisur instalimin e një sistemi modern monitorimi dhe alarmi për zbulimin e hershëm të zjarreve. Sistemi është testuar me sukses pranë Akropolit të Mikenës, në gadishullin e Peloponezit, dhe do të vendoset në 22 qendra historike në të gjithë vendin. Pajisjet përfshijnë kamera optike dhe termike, disa prej të cilave ofrojnë pamje panoramike 360 gradë. Ato mund të monitorojnë zona të mëdha dhe të identifikojnë shenja të hershme të zjarrit. Deri në fund të gushtit pritet të aktivizohen gjashtë sisteme të reja, ndërsa tetë sisteme të tjera pritet të instalohen gjatë muajit shtator.

Top News – Përplasi të moshuarin në trotuar. Gjykata e Durrësit lë në burg taksistin 26 vjeçar
22/08 12:22
Top Channel/ Rama mbledh ministrat në Pogradec dhe Asamblenë në shtator, pikëpyetje për 6 ministri
22/08 12:11
Top Channel/ Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në Durrës, gjykata jep masën e sigurisë për taksistin
22/08 12:07
Top News – 32 vatra në 24 orë. Flakë nga veri në jug, probleme në Pukë dhe Mirditë
22/08 12:01
Top News – Dështojnë negociatat SHBA–Kanada. Hyn në fuqi vala e re e tarifave me 50 për qind
22/08 11:37
Top Channel/ Vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe malin e Çikës, u shkrumbua një sipërfaqe e madhe
22/08 11:28
Top Channel/ Arka e Noas, skaneri thellon misterin: Nuk është thjesht gur ajo çfarë u gjet në Turqi!
22/08 11:26
Top Channel/ Greqi, mbi 300 arrestime për zjarret: Pranga edhe për ndezjet nga pakujdesia!
22/08 11:23
Top News- Vatër zjarri në fshatin Gjyralë të Cërrikut, asnjë rrezik për zonat e banuara
22/08 11:16
Top News – ‘Portugezi e kishte thikën’. Sokrat Vata- Por s’e mbaj mend si ja mora dhe e godita
22/08 11:11
Top News – ‘U rrëzua nga motori, e futa në bagazh’. Dëshmia e çuditshme e turkut që ndihmoi vrasësin
22/08 11:06
Top Channel/ Piromani i Mirditës nuk ndalet, kapet sërish duke ndezur zjarr, vihet në pranga
22/08 11:00
Top Channel/ Shkelje e privatësisë së fëmijëve: TikTok i paguan 400 milionë dollarë SHBA-së!
22/08 10:48
Top Channel/ Kanadaja “dhëmb për dhëmb” me Trumpin: Tarifa 50% pas shembjes së bisedimeve tregtare!
22/08 10:48
Top News – Vodhi të dhënat e fëmijëve. TikTok gjobitet me 400 milionë dollarë
22/08 10:40
Top Channel/ Mbi 10 mijë hyrje-dalje në Kakavijë në 24 orët e fundit, 500 prej tyre turistë
22/08 10:27
Top Channel/ Drogë dhe armë në Korçë, policia arreston një person
21/08 23:09
Top Channel/ Fjalime, mesazhe dhe kërkesa për dorëheqje, dita e 83 e protestës në Tiranë
21/08 22:55
Top Channel/ Vrasja e portugezit, gjykata në qeli Vatën dhe dy turqit. Autori: S’mbaj mend
21/08 22:54
Top Channel/ Protesta, akuza për zjarret dhe bashkitë. Kërkohet dorëheqja e klasës politike
21/08 22:06