Top Channel/ Greqi, mbi 300 arrestime për zjarret: Pranga edhe për ndezjet nga pakujdesia!
22/08/2026 11:23

Mbi 300 persona janë arrestuar në Greqi që nga fillimi i vitit, të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në pyje, duke përfshirë këtu jo vetëm zjarrvënien e qëllimshme, por edhe pakujdesinë. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve grekë, Giorgos Artopoios, nga këto raste, 272 lidhen me zjarrvënie nga pakujdesia, ndërsa 36 raste dyshohet se janë shkaktuar me dashje. Një nga rastet e fundit u shënua në ishullin e Kretës, ku një zjarr pranë një zone pyjore dyshohet se nisi pasi një turist kishte ndezur një skarë me qymyr pranë pyllit. Turisti u deklaroi autoriteteve se nuk ishte në dijeni se përdorimi i zjarrit në ambiente të hapura ishte i ndaluar gjatë periudhave me erë të fortë dhe mot të thatë. Ndërkohë, autoritetet greke paralajmërojnë për rritje të rrezikut nga zjarret për shkak të thatësirës, erërave të forta dhe temperaturave ekstreme. Në ditët në vijim, në pjesën më të madhe të vendit priten temperatura mbi 40 gradë Celsius, ndërsa vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme. Kushtet e vështira atmosferike favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur gatishmërinë e shërbimeve të emergjencës. Greqia po përpiqet ndërkohë të forocojë edhe mbrojtjen e monumenteve historike. Me qëllimin të parandalohen dëmet nga zjarret në zonat me rëndësi kulturore, autoritetet greke kanë nisur instalimin e një sistemi modern monitorimi dhe alarmi për zbulimin e hershëm të zjarreve. Sistemi është testuar me sukses pranë Akropolit të Mikenës, në gadishullin e Peloponezit, dhe do të vendoset në 22 qendra historike në të gjithë vendin. Pajisjet përfshijnë kamera optike dhe termike, disa prej të cilave ofrojnë pamje panoramike 360 gradë. Ato mund të monitorojnë zona të mëdha dhe të identifikojnë shenja të hershme të zjarrit. Deri në fund të gushtit pritet të aktivizohen gjashtë sisteme të reja, ndërsa tetë sisteme të tjera pritet të instalohen gjatë muajit shtator.

Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52