32 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Mbrojtjes, ku situata më kritike mbetet në qarkun e Lezhës dhe atë të Shkodrës. Emergjencat njoftojnë se në Pukë vijon operacioni për izolimin e flakëve në zonat pyjore të Tërbunit, Gojanit, Gjegjanit dhe Prozhimit.