Një operacion me fokus goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike është ndërmarrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Burime nga policia e juglindjes bëjnë me dije se deri tani në pranga ka përfunduar një person. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe banesën e të arrestuarit policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, armë të ftohta, si dhe një shumë monetare në lekë të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.