Mes një realiteti ku shpesh ngjarjet e përditshme duken më të pabesueshme se vetë arti skenik, aktori dhe regjisori Gent Bejko ngjiti ne skenen e teatrit “Migjeni” komedine e zezë “Gomerët e Trojës”. “Gomerët e Trojës” përpiqet të sjellë një formë humori që jo vetëm argëton, por edhe nxit reflektim tek spektatori. I njohur për qasjen e tij kritike ndaj miteve dhe rikthimin e tyre në kontekst modern, Gent Bejko e paraqet këtë herë Trojën si një metaforë të shoqërisë shqiptare, me kontrastet, tensionet dhe paradokset që e shoqërojnë atë sot.