Top Channel/ Gjermania lehtëson rrugën drejt qëndrimit të përhershëm për emigrantët
06/07/2022 19:31

mijëra emigrantë, të cilët kanë jetuar në Gjermani prej vitesh pa leje afatagjatë për të qëndruar në vend, do të kenë të drejtë tani e tutje për qëndrim të përhershëm pasi qeveria miratoi të mërkurën një projekt-ligj të ri për migracionin. Rregullorja e re, e miratuar nga Kabineti, do të prekë rreth 136,000 njerëz që kanë jetuar në Gjermani për të paktën pesë vjet deri më 1 janar 2022. Ata që kualifikohen duhet të aplikojnë fillimisht për një status qëndrimi njëvjeçar dhe më pas të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Gjermani. Kushtet që duhen , janë se emigrantët duhet të vërtetojnë se fitojnë para të mjaftueshme për të bërë një jetë të pavarur në vend, të flasin gjermanisht dhe të dëshmojnë se janë "të integruar mirë" në shoqëri. Ndërsa për të gjithë ata që janë nën moshën 27 vjeç tashmë mund të aplikojnë për një rrugë për qëndrim të përhershëm në Gjermani pasi kanë jetuar në vend për tre vjet. "Ne duam që njerëzit që janë të integruar mirë të kenë mundësi të mira në vendin tonë," u tha gazetarëve Ministrja e Brendshme Nancy Faeser. “Në këtë mënyrë, ne gjithashtu i japim fund burokracisë dhe pasigurisë për njerëzit që tashmë janë bërë pjesë e shoqërisë sonë”. Rregullorja e re e migracionit gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për azilkërkuesit të mësojnë gjermanisht - pasi deri më tani vetëm ata me një shans realist për të marrë azil në vend ishin të pranueshëm për klasat e gjuhës . Për punëtorët e kualifikuar, si specialistë të teknologjisë së informacionit dhe të tjerë që mbajnë profesione që nevojiten dëshpërimisht në Gjermani, rregullorja e re do të lejojë që ata të mund të lëvizin menjëherë në Gjermani së bashku me familjet e tyre, gjë që nuk ishte e mundur më parë. Anëtarët e familjes nuk kanë nevojë të kenë ndonjë aftësi gjuhësore përpara se të transferohen në vend. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55