Top Channel/ Gjenerali britanik: “Nuk do lejojmë destabilizimin e Ballkanit”!
15/12/2021 15:03

Qeveria britanike kërkon një Ballkan Perëndimor të sigurt, me institucione të forta, demokratike dhe me sundim të fortë të ligjit, deklaroi i dërguari i posaçëm i Londrës për rajonin, Stuart Peach përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës, me rastin e vizitës së tij atje. Peach sqaroi se dëshiron të ofrojë mbështetje për zgjidhjet politike, si dhe t’i promovojë integrimet euroatlantike. “Gjatë vizitës sime në Bosnje do të takohem me politikanë të rangut të lartë, agjenci për zbatimin e ligjit, parlamentarë dhe, çfarë është e rëndësishme, me aktorë të rinj të shoqërisë civile, që punojnë për të promovuar paqen dhe pajtimin”, shpjegoi ai. Peach u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor në fillim të dhjetorit. Qeveria britanike theksoi përmes një deklarate se gjenerali do të mbështesë punën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, ai do të bashkëpunojë me partnerët e Britanisë, në përkrahje të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Shtetet e Bashkuara gjithashtu emruan një të dërguar të ri të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Gabrial Escobar e ka zëvendësuar Mattheë Palmerin nga muaji shtator, ndërsa ky i fundit u caktua i dërguar i Washingtonit për reformën zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20