Top Channel/ “Fundi i Golemëve”! Kryevepra e Nikollaq Zoraqit në TKOB pas dekadash
28/05/2026 19:59

Një premierë absolute botërore… “Fundi i Golemëve” vendoset në skenën e Teatrit tw Operas dhe Baletit mbi gjashtë dekada pas krijimit. Aulon Naçi, drejtor i TKOB – Është premierë absolute në të gjithë komponentët e saj, nga produksioni te muzika, rolet. Do të këndohet shqip! Me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe me libret të Kolë Jakovës, bazuar në tregimin e shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, vepra monumentale sjell në skenë dramën, tradhtinë, dashurinë dhe fatin e një familjeje shqiptare në prag të rënies së epokës së Skënderbeut, duke rikthyer fuqishëm historinë dhe identitetin tonë kombëtar përmes muzikës operistike shqiptare. Me një kast të pasur artistësh, “Fundi i Golemëve” vjen nën koncpetin regjisorial të Nikolin Gurakuqit dhe dirigjimin e maestros Zhani Ciko. Zhani Ciko, kompozitor - Në 1963, kishte zhvillime sepse ishin vitet e para që Shqipëria shkëputej nga kampi lindor dhe që problemet ishin shumë të mprehta. Ai është bazuar në një tregim të shkrimtarit të njohur Dhimitër Shuteriqi. Ishte hera e parë që trajtoheshin tema që nuk kishin të bënin me realitetin e tregimeve shqiptare. Kol Jakova e mori dhe e ktheu në vargje. Nikolin Gurakuqi - E kam bërë me një dashuri shumë të madhe për vetë afeksionin që kam pasur për Nikolla Zoraqin. Kam pasur marrëdhënie personale, ai më ka përkrahur. Për herë të parë pas 63 vitesh, një nga veprat më të bukura shqiptare sheh dritat e skenës këtë të enjte në mbrëmje dhe më pas në 29 dhe 31 maj.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12