Top Channel/Finlanda në “prag lufte”:Trupat ruse mbërrijnë në kufi,ushtria finlandezë në gatishmëri!
14/04/2022 18:12

Imazhe që tregojnë trupat e Moskës duke lëvizur pajisje ushtarake drejt kufirit të Rusisë me Finlandën janë përhapur në internet, teksa mbështetja për anëtarësimin në NATO vazhdon të rritet në vendin nordik. Kryeministrja Sanna Marin tha se anëtarësimi i mundshëm do të diskutohej "brenda javëve të ardhshme", pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Në një paralajmërim të dukshëm nga ana e Moskës, forcat ruse janë parë duke lëvizur pajisje ushtarake, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes bregdetare, në një rrugë drejt Helsinkit. Pamjet janë verifikuar nga Sky News. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi të hënën se zgjerimi i NATO-s "nuk do të sillte stabilitet" në Europë. Në Finlandë - shtet që ndan nje kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë - ligjvënësit pritet të mbajnë një debat gjatë kësaj jave, pas publikimit të një raporti të qeverisë për anëtarësimin në NATO. Edhe para pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, opinioni publik në Finlandë po zhvendosej drejt mbështetjes së anëtarësimit në NATO. Çdo ofertë për anëtarësim duhet të pranohet nga të 30 anëtarët e NATO-s, një proces që mund të marrë katër muaj deri në një vit për t’u përfunduar.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36