Shkodra përjetoi një tjetër mbrëmje emocionesh ne finalen e edicionit të 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, zhvilluar në skenën e Teatrit “Migjeni”. Në kategorinë Junior (9-14 vjeç), triumfoi Eslin Kurti me këngën “Kërce me mua”, duke fituar jo vetëm çmimin e parë, por edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2026.